ShowBizzz

Një ditë pas lajmit të bujshëm, Loredana filmohet krah të dashurit të ri edhe në punë (Video)

Ditën e djeshme, një lajm në lidhje me këngëtaren Loredana bëri bujë në rrjet.

Në të thuhej se ajo ka nisur një lidhje të re me futbollistin e njohur gjerman, Karim Adeyemi.

E duket se gjithçka është e vërtetë pasi bukuroshja është filmuar së fundmi krah Adeyemit, në fushën e blertë teksa ky i fundit ishte duke u stërvitur me ekipin.

Adeyemi është 21 vjeç dhe luan në kampionatin gjerman, me ekipin e Borussia Dortmund.

Dyshja kanë një diferencë në moshë me 6 vite.