ShowBizzz

Luizit nuk i del inati me Ronaldon, reagon sërish: “S’bëhen punët me b*thë o…”

Duket se deklarata e Ronaldos për Kiarën ka revoltuar jo pak Luizin, partnerin e saj.

Moderimin e “Kepi i VIP-ave” e meritoja unë dhe jo Kiara“, deklaroi mbrëmë Ronaldo.

Nisur nga këto fjalë të gazetarit, si fillim Luizi reagoi me një postim në InstaStory, ku shprehej se disa persona përfituan nga mungesa e tij, duke thënë dy fjalë më shumë nga ç’duhet.

Mirëpo këngëtari nuk e ka lënë me kaq. Ai ka bërë një koment të papritur në një postim në rrjetet sociale.

Referuar Ronaldos, Luizi shkroi:

“Nuk bëhen të gjitha punët me by** o Butterfly. Jo gjithçka bëhet për followers, ka një limit!”.

Prisni, nuk mbaron me kaq! Luizi ka bërë edhe një tjetër postim në InstaStory ku i drejtohet Ronaldos të shkojë dhe të marrë 5 mijë eurot që këngëtari i kishte premtuar nëse fitonte BBV, pasi do të ngelë pa punë.

“Edhe pse ti dhe ca të tjerë që zgjohen dhe flenë me emrin tim meritojnë diçka tjetër, sapo të mbaroj xhirimet, hajde merri ato 5000€ mqs do ngelesh pa punë”.

Epo, mezi po presim momentin e Luizit si të ftuar në “Kepi i VIP-ave”!