Lajme

Çifti më i ri në ‘Showbizz’, Era Istrefi dhe Amir Rrahmani konfirmojnë lidhjen e dashurisë

Qarkullonte prej muajsh lajmi se Amir Rrahmani ishte në një lidhje dashurie me këngëtaren e njohur Era Istrefi. Tashmë nuk ka më dyshime, është vetë këngëtarja që ndan disa foto në Instagramin e saj me futbollistin teksa ndodheshin në bokset e skuderisë Ferrari në garën e Formula 1 në Austri, këtë të dielë.

Dyshja janë parë shpesh në vende të njëjta si në rastin kur këngëtarja ishte prezente në stadiumin “Maradona” duke ndjekur një ndeshje të Napolit në dhjetorin e shkuar. Një tjetër rast ishte kur të dy u panë nga turistë të tjerë në ishullin e Carpit pas festës së titullit kampion të Napolit.

Amir Rrahmani dhe Era Istrefi janë tashmë çifti më i ri në showbizz-in shqiptar dhe nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’ju urojmë vetëm lumturi pranë njëri-tjetrit.

View this post on Instagram

A post shared by Era Istrefi (@eraistrefi)