
Butrint Imeri dhe Soni Malaj kanë lënë pas një situatë të pakëndshme që ndodhi mes tyre pak vite më parë.
I ftuar në “Shiko Kush Luan” në 2020, Butrintit iu kërkua të zgjidhte emrin e një vajze të njohur të ekranit shqiptar me të cilën mendonte se do të ishte çift perfekt.
Butrinti u mendua pak dhe për ta nxjerë nga situata, Ylli Limani i propozoi emrin e Sonit. Por, Butrinti u shpreh se Soni është ‘e keqe’.
Kjo nuk kaloi pa një deklaratë nga ana e Sonit, e cila reagoi me anë të një postimi ku shkruante:
“Jo kushdo që ka emrin “Butrint” ka kulturën dhe artin e qytetit antik. “Butrintërit” e tjerë mund të jenë shumë mirë ndonjë markë tapash veshësh”.
Mirëpo sot ata duket se gëzojnë një raport të mirë, sa Butrinti e ka ftuar Sonin në festën e ditëlindjes që organizoi mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Edhe pse nuk e ka uruar publikisht këngëtarin, ajo ka ndarë video nga festa duke zbuluar se janë sqaruar dhe kanë lënë pas gjithçka.