ShowBizzz

Mbretëresha Letizia sapo është shfaqur me fustanin më të bukur

Tashmë jemi duke gjurmuar sajtet me shpresën për ta gjetur këtë fustan.

Për takimin me Fondacionin kundër varësisë ndaj drogës, mbretëresha zgjodhi një fustan të bardhë me mëngë të fryra dhe me detaje dantellash mbi bel.

Ajo e kombinoi atë me sallonet Magrit ngjyrë druri dhe me një çantë Carolina Herrera, gjë që edhe një herë konfirmoi se ajo është një shembull i vërtetë i elegancës.

Kjo gamë ngjyrash theksonte në mënyrë të përsosur tenin e saj pak të nxirë, që i dilte në pah edhe më shumë me ‘smokey eyes’ dhe konturet e theksuara.

Për sa i përket modelit të flokëve, mbretëresha e Spanjës dallohet nga flokët e saj të drejtë të rrjedhshëm dhe xhufkat me shkëlqim të gështenjtë që ishin zgjedhja e saj dhe për këtë rast.