ShowBizzz

Sipas ekspertëve këto janë përmasat dhe figurat ideale trupore, ja e famshmja që i ka

Idealet e bukurisë ndryshojnë vazhdimisht me kalimin e viteve. Nga joshja e përjetshme e Marilyn Monroe te silueta e dobët e popullarizuar nga modele, si Kate Moss – standardet e bukurisë kanë evoluar vazhdimisht.

Megjithatë, ekspertët nga Universiteti i Teksasit njoftuan se modelja dhe aktorja britanike, Kelly Brook, ka një trup perfekt dhe revista FHM e shpalli asokohe si femrën më seksi në botë.

Studimi mori në konsideratë lartësinë, peshën, gjatësinë e flokëve dhe formën e fytyrës. “Kjo femër është krejtësisht natyrale dhe shkencërisht e përsosur”, thanë autorët e studimit në atë kohë.

Në bazë të studimit, më pas u theksua një BMI prej 18.85 me matje 93-61-87 cm konsiderohet ideale.

Sipas të dhënave të disponueshme, Kelly ishte atëherë 168 centimetra e gjatë dhe matjet e saj ishin 99-63-91, duke e bërë atë më të afërt me idealen. Një plus shtesë, sipas autorëve të studimit, ishte fakti që ajo nuk iu nënshtrua ndonjë operacioni estetik.

Ky titull e bëri Kellyn edhe më të famshme, por sot ajo duket shumë ndryshe dhe pohon se nuk është ndier kurrë më mirë.