Shëndetësi

Mbillni këto tre bimë në ballkonin tuaj dhe do të shkoni më pak herë në farmaci

Të kesh ‘ilaçe medicinale’ që rriten në aneksin apo ballkonin e shtëpisë suaj do të thotë më pak vizita te mjeku dhe më pak medikamente për probleme të zakonshme si dhimbje koke, probleme me barkun etj.

Kështu që, nëse keni pak hapësirë apo edhe thjesht një dritare, provoni të mbillni këto erëza të freskëta me veti shëruese.

Borzilok

Borziloku është më shumë sesa thjesht një përbërës në salcën italiane pesto. Francezët e kanë atë si se erëzën mbretërore për shkak të përfitimeve të shumta shëndetësore.

Një raport nga Royal Pharmaceutical Society zbuloi se ekstrakti i borzilokut mund të zvogëlojë inflamacionin dhe ënjtjen deri në 73% vetëm disa orë pas aplikimit. Një hulumtim i prezantuar në British Pharmaceutical Conference tregoi se ekstrakti i tij mund të vriste gjithashtu molekula të dëmshme dhe të parandalojë dëmtimin e radikaleve të lirë në tru, zemër dhe mëlçi. Në mjekësinë tradicionale, gjethet e borzilokut shtohen në ujë, përtypen për të qetësuar kollitjen e fortë, shtohen në ujë që vlon për të lehtësuar dhimbjen e kokës etj. Borziloku ka dhe shumë përdorime të tjera shëndetësore. Studiuesit aktualisht janë duke studiuar efektivitetin e tij kundër disa baktereve rezistente ndaj antibiotikëve si enterokoku, pseudomonas dhe stafilokoku.

Aloe Vera

Përdorimi i Aloe Vera në mjekësinë tradicionale mund ta ketë zanafillën 6.000 vjet më parë në Egjipt. Historikisht, kjo bimë përdoret si një trajtim efektiv për plagët dhe shumë probleme të tjera të lëkurës. Sot, xheli apo lëngu i aloe vera përdoret në një sërë sëmundjesh duke përfshirë astmën, diabetin, epilepsinë dhe psoriasis e gjithashtu gjerësisht në produkte të ndryshme bukurie.

Lëngu i tij ul iritimin dhe nxit shërimin e ulcerave të stomakut. Lëngu gjithashtu lehtëson inflamacionin në sindromën e zorrës së irrituar, kolitin dhe shumë çrregullime të tjera inflamatore. Këtu lexoni si mund ta përgatisni në shtëpi lëngun e aloes.

“Kamomil për nervat e çelikut”

Kjo lule medicinal është një kurë shumë e mirë për njerëzit që vuajnë nga stresi, ankthi dhe pagjumësia . Kjo për shkak të efekteve të saj relaksuese.

Disa studime kanë treguar se kjo bimë medicinale është në gjendje të lehtësojë problemet me stomakun, si urthi dhe të vjellat. Është gjithashtu shumë efektiv kundër plagëve të gojës, diarresë dhe hemorroideve. Kur përdoret në mënyrë topike në lëkurë, mund të ndihmojë me acarimin dhe përshpejtimin e shërimit të plagëve