ShowBizzz

Jeni kuriozë? Zyrtarisht, ja kur do të fillojë “Në kuadër të dashurisë”, zbulohen edhe disa detaje të tjera!

Së fundmi,  Ledion Liço ishte i ftuar në “Ndryshe”, ku rrëfeu mjaft detaje nga filmi “Në kuadër të dashurisë”.

Ai foli rreth skenarit, regjisë, organizimit si dhe eksperiencës së tij si producent për herë të parë në karrierë.

Ledioni foli edhe për planet e Top Channel në industrinë e filmit, që nisin tani me këtë komedi, por sigurisht nuk do të ndalojnë këtu.

Qëllimi është që të shkojë gjatë (rruga e Top Channel në filmi). Është një strukturë që është ngritur me premisat e diçkaje të qëndrueshme, por që do të varet shumë nga suksesi i filmit tonë të parë. Unë mendoj që është kasti më i mirë i mbledhur ndonjëherë për një film në Shqipëri të atij zhaneri.“- u shpreh Ledioni, duke folur edhe për protagonistët e shumë komentuar të “Në Kuadër të Dashurisë”, Luizin dhe Oltën:

Mendoj që Luizi me Oltën do ta shesin filmin, kjo është e pakundërshtueshme. Ato janë grepi për të sjellë njerëzit në kinema, por unë jam i bindur që njerëzit do dalin nga kinemaja jo vetëm me Luizin dhe Oltën. Skenarin unë e kam parë në disa faza dhe e kemi ndryshuar me Kolon. Skenarin unë e kam lexuar një vit e gjysmë më herët. Më ka pëlqyer për faktin që më ka bërë për të qeshur me lexim të parë dhe kam qeshur mbi 3 herë.”

E meqë jemi tek bashkëpunëtori i tij më i afërt në këtë projekt, Koloreto Cukai, që vjen dhe si skenarist, por edhe si regjizor, sa siguri ka Ledioni tek ai dhe tek të tjerët që janë përfshirë në këtë prodhim?

Nuk kam siguri te Kolo si regjisor, nuk kam siguri te vetja si producent, nuk kam siguri tek Rezart Gurashi si drejtor fotografie sepse ne nuk kemi bërë ndonjëherë film, kjo është hera jonë e parë. Kam besim tek ty( drejtuar Salsanos) që ke bërë filma dhe je aktor, kam besim tek Olta Gixhari. Nuk kam besim tek Luizi… Kam shumë pritshmëri dhe jam i bindur që Luizi do bëjë mirë, sikundër kam pritshmëri nga Sara Hoxha, por nuk jam i sigurt te Sara Hoxha… Në kështu rastesh ti priresh të kesh besimin tek njerëzit që kanë eksperiencën, por varet se si e gjithë gjëja është vënë në funksion tëndin. Mendoj se Kolo ka bërë një punë shumë të mirë që të mund t’i japi secilit atë që i takon pa u munduar ta bëjë si diçka që nuk është.”- tha Lico, duke e vënë theksin tek besimi që ka tek profesionistët e filmit, por edhe tek shpresa që ka tek puna e atyre që kanë dëshirë të bëjnë kinema të mirë në Shqipëri.

Por cili është qëllimi përfundimtar i “Në Kuadër të Dashurisë” dhe cfarë do të konsiderohej sukses sipas Ledionit? Producenti përgjigjet kështu:

“Filmi komedi është i pakonsiderueshëm për festivalet. Mund të jenë si shfaqje jashtë konkurrimit nëpër festivale, por kjo për ne është diçka që nuk përbën interes. Ajo që ne duam të bëjmë është që filmi të jetë në sa më shumë salla kinemaje në të gjithë botën ku ka më shumë shqiptarë. Po punojmë që të jemi në shumë salla në Amerikë, në Britaninë e Madhe, në Zvicër dhe në Itali.”

Në fund ai zbuloi edhe një detaj që është përmendur shpesh në media, por që tashmë kemi edhe konfirmimin zyrtar.

Filmin do ta shohim në kinema në tetor “me 100%”.