ShowBizzz

U shfaq duke kënduar këngën e tij, Getoari ka një mesazh për Luiz Ejllin!

Kur ishte në “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli mori gjithë vëmendjen se si i dinte të gjitha tekstet e këngëve të Babastars dhe Getoar Selimi.

Videot e tij duke kënduar rap u bënë virale teksa ai shprehu vlerësimin e tij për Ghetto Geasyn.

Nga ana tjetër, Luizi tregoi simpati edhe për rivalin e Getoarit, Noizyn.

Ai i bëri thirrje Noizyt për bashkëpunim teksa pas daljes u shfaq me të në disa koncerte, e madje premtuan edhe bashkëpunime.

Luizi së fundmi është shfaqur duke interpretuar një prej këngëve të Ghetto Geasyt bashkë me një grup vajzash.

Ai e publikoi videon në Instagramin e tij teksa videoja është rishpërndarë sigurisht edhe nga Getoari.

Luiz baba është rikthyer”-shkroi ai duke nënkuptuar faktin që Luizi po këndon sërish një këngë të Babastars pas daljes nga BBV.

I ftuar në emisionin e Meriton Mjekiqit, para pak ditëve Luizi është pyetur pikërisht për këtë fakt. Në promon e emisionit ai thotë se po të kishte në dorë t’i pajtonte do bënte një klip me ta dhe do dilnin të tre në video.

Po ta kisha unë në dorë, do isha i pari që do bëja një këngë me të dy. Dilnim të tre në klip. Më beso.”-thotë Luizi.