ShowBizzz

Krisja e miqësisë e Butrintin, reagon Don Xhoni

Dy ditë më parë, Butrint Imeri festoi ditëlindjen. Këtë ditë ai e priti në një festë private luksoze në Shqipëri krah shumë fytyrave publike. Por ajo që mori vëmendje ishte mungesa e mikut të tij Don Xhonit, që e konsideronte vëlla. Reperi nuk u pa askund dhe për më tepër as nuk e uroi në rrjete sociale.  Ndjekësit ngritën pikëpyetje për arsyet përse mungoi Don Xhoni në festë dhe pse mungoi një urim në rrjete sociale. 

Dyshimet që ka ndodhur diçka mes tyre janë shtuar më tepër tani me veprimin e fundit. Dy këngëtarët hoqën njëri – tjetrin nga lista e ndjekësve në Instagram.

Duket se këto aludime i ka komentuar edhe vetë Don Xhoni me anë të një postimi në InstaStory.

Ai shihet në një makinë, ndërsa ka shkruar: “Mos u merakosni shumë”.

Krisja e miqësisë e Butrintin, reagon Don Xhoni