ShowBizzz

Drejtori i Interit ndjek në Instagram gratë e futbollistëve, por e dini arsyen pse?!

efundit

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka zbuluar në një intervistë të fundit se ka një profil të rremë në Instagram për të ndjekur atë që bëjnë gratë dhe të dashurat e futbollistëve të tij.

Ai ka thënë se në rrjetet sociale ndodhin shumë gjëra dhe se kjo mund të shkaktojë probleme, ndaj duhet të jetë i informuar mirë.

I mësuar nga përvoja, Ausilio komentoi se gruaja e një prej ish-lojtarëve të tij po i krijonte probleme të mëdha dhe për këtë arsye ai vendosi të krijojë një profil për të monitoruar aktivitetet e partnereve të lojtarëve të tij.

“E pranoj që kam një profil të tillë në Instagram. Gjithashtu ndjek lojtarë dhe klube të tjera në të”, tha Ausilio.