ShowBizzz

Fejohet aktorja Ashley Benson

Ylli i “Pretty Little Liars”, Ashley Benson është fejuar me të dashurin e saj Brandon Davis.

Aktorja 33-vjeçare e ndau lajmin duke postuar unazën e saj gjigante të fejesës me diamant në Instagram.

Sipas Historive të saj, Brandon, 43 vjeç, i propozoi Ashley-t në një darkë romantike, shkruan Daily Mail.

“Dashuria e jetës sime Ashley Benson”, shkroi Davis në postimin e shpërndarë në rrjete sociale.

Benson iu përgjigj në anën tjetër: “Shoku im më i mirë. Të dua”.