ShowBizzz

Dua Lipa po shijon pushimet me të dashurin në ishullin grek

Ylli i popit, Dua Lipa, po shijon pushimet në ishullin grek Sifnos me partnerin e saj francez, Romain Gavras.

Këngëtarja e njohur ka postuar disa fotografi në llogarinë e saj personale në Instagram. Në njërën prej tyre ajo është në ujërat blu të një plazhi dhe në një tjetër në një varkë duke pozuar me bikini të zeza për aparatin fotografik, ndërsa ka postuar edhe një foto ku po shijon jetën e natës në ishull.