Kuriozitete

Këta emra janë të ndaluar në botë

Zgjedhja e një emri mund të jetë më e ndërlikuar nga sa mendoni, sepse ka disa kufizime ligjore.Nëse rastësisht do të jetonit në SHBA, do të kishit liri absolute në zgjedhjen e emrit.

Sigurisht, ju mund të mos dëshironi që fëmija juaj të ketë një emër krejtësisht “të çmendur”, por kjo është brenda të drejtave tuaja.

Ndërsa në SHBA i keni këto liri, nga ana tjetër, në vende të tjera të botës situata është më e kufizuar. Këtu janë 10 emra interesantë për fëmijët që janë të ndaluar në disa vende.

Me falje për të gjithë dashamirët e çokollatës-lajthisë, emri Nutella është ndaluar në Francë. Në vitin 2015, një gjykatë franceze i ndaloi prindërit që t’i vinin vajzës së tyre emrin e kësaj marke të famshme. Emri i saj tani është Ella.

Ekziston vetëm një IKEA në Suedi

Ju mund të jeni një adhurues i madh i produkteve të Ikea-s, por kjo nuk ju jep të drejtën ta emërtoni fëmijën tuaj në këtë mënyrë.

Akuma nuk është një emër i preferuar në Japoni

Akuma në japonisht do të thotë “djall”. Edhe pse jo plotësisht i ndaluar, autoritetet po inkurajojnë prindërit që t’u vënë fëmijëve të tyre emra më të përshtatshëm.

Harrojeni Luciferin në Zelandën e Re

Ndryshe nga Japonia ku një emër që do të thotë “djall” nuk është rreptësisht i ndaluar, është i padëshirueshëm, në Zelandën e Re emri Lucifer, si një numër emrash të tjerë potencialisht fyes, është absolutisht i ndaluar.

Nuk mund të quhesh Robocap ose Facebook në Meksikë

Meksika ka ndaluar emrat Robocap dhe Facebook me pretekstin se ato nxisin dhunë.