Einxhel Shkira u bë nënë e një djali muaj më parë, të cilin bashkë me Dagz, e quajtën Trev.
Mirëpo pavarësisht kohës dhe përkujdesjes që kërkon një fëmijë, kjo nuk e ka penguar aspak Einxhelin që të argëtohet dhe ti kushtojë vëmendje veshjes së saj.
Por për disa ndjekës, diçka e tillë është e gabuar dhe se Einxheli duhet të fokusohet vetëm te djali.
Këtë e tregoi vetë moderatorja në një postim të bërë pak më parë në Instagram.
“Dikush mtha vishu si tka hije se je gru me fmi.Ca do me then kjo?! Dini gje ju si eshte kjo veshja qe i ka hije nje gruje me fmi?!?!”- shkruan Einxhel.
Einxhel Shkira