ShowBizzz

Sot feston ditëlindjen! Ja sa vjeç mbush Olta Gixhari

Olta Gixhari vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar e të përfolur në rrjetet sociale që pas pjesmarrjes në “Big Brother VIP”.

Dita e sotme është e veçantë për aktoren pasi ajo feston ditëlindjen e saj të 37-të edhe pse të gjithë mund të themi se nuk duket aspak për moshën që ka.

Sigurisht që urimet për Oltën nuk kanë munguar nga të afërmit e nga përkrahësit e saj, të cilat aktorja i ka ndarë në InstaStory.

Nga ana tjetër, kujtojmë se aktorja është pjesë e kastit të filmit më të ri “Në Kuadër të Dashurisë”, ku do të jetë në rolin e protagonistes së bashku me Luiz Ejllin.