
Luana Vjollca krahas punës dhe projektit të ri televiziv “Love Island Albania”, po punon fort edhe rreth muzikës ku së shpejti sjell një bashkëpunim me Bardhin dhe Matolale.
Në sheshxhirimin e sotëm jo çdo gjë shkoi vaj. Ka qenë Luana që ka zbuluar se faseta e saj e dhëmbit i ka rënë, madje e ka përpirë teksa ka ngrënë drekën dhe nuk e ka vënë re.
Situatën ylli shqiptar si duket e mori me sportivitet ( ndoshta se skishte çfarë të bënte tjetër) dhe fare pa komplekse publikoi një video ku tregonte gjendjen e saj.