ShowBizzz

E quajti plakë beqare, ish banorja e “Big Brother” reagon ndaj Robert Aliajt: “Do e padisja”

efundit

Pak kohë më parë Xhensila Pere dhe Robert Aliaj patën një debat televiziv, ku ky i fundit e quajti modelen “plakë beqare dhe pa zanat“.

Asokohe Xhesila u shpreh se do t’a ndiqte këtë çështje penalisht, ama duket se me kalimin e kohës ka ndërruar mendje.

E ftuar në një prej rubrikave të “E Diell”, ajo u pyet rreth kësaj situate lidhur me Robert Aliaj, për të cilën u shpreh se vendosi t’a tolerojë e t’a lërë pas dore.

Gjithashtu, asaj iu dha një sfidë të telefononte Robert Aliajn dhe t’i kërkonte të konsumonin një kafe në mënyrë miqësore, por ajo nuk pranoi.

Në inat e sipër isha për të hapur një çështje gjyqësore, por që nuk e vazhdova pasi u konsultova me prindërit. Thanë që ta mbajë vetë peshën vetë Roberti përderisa ai arriti të denigrojë dhe cënojë figurën e një vajze, babai i një vajze, atëherë le ta mbajë ai atë peshë dhe ti nuk ke nevojë që t’i hysh etapave të tjera”, shprehet Xhensila Pere.