LifeStyle

Katër përfitimet shëndetësore të kafes turke

Për shumëkënd, kafja turke është pija e preferuar në mëngjes dhe faktikisht kjo ka shumë efekte të mira pozitive.

Ja disa prej përfitimeve shëndetësore që  sjell konsumimi i kafes turke

Ka pak kalori

Megjithëse kafja mund të bëhet pak më e shijshme nëse i shtoni qumësht apo sheqer, faktikisht të gjitha këto suplemente përmbajnë kalori. Por, nëse e pini një kafe të pastër të zezë, ajo do t’i përmbajë vetëm 5 kalori dhe 0 gramë sheqer.

Shpejton metabolizmin

Kafeina është një përbërës që në mënyrë natyrale e djegë yndyrën, megjithatë, duke shtuar qumësht apo sheqer, efekti i saj minimizohet. Hulumtimet tregojnë se kafja e zezë mund t’jua shpejtojë metabolizmin deri në 11%.

Kafja është diuretik

Nëse e vëreni se pasi të konsumoni kafe e ndjeni nevojën për të shkuar më shpesh në tualet, atëherë duhet ta keni parasysh se kjo është krejtësisht normale. Kafja është diuretik që e pastron trupin nga toksinat e dëmshme.

Ul rrezikun e disa llojeve të kancerit

Hulumtimet shkencore kanë treguar se përbërësit që gjenden në kafe mund të ndihmojnë në kontrollimin e rritjes së qelizave dhe ta reduktojnë zhvillimin e qelizave kanceroze. Kjo në veçanti është e vërtetë për kancerin në mëlçi. /albeu.com/