Si ndodh infektimi nga Krimbat e zorreve, dhe cilat jane ato 6 lloje te cilat tek njeriu
10/07/2023
Krimbat e zorrëve janë parazitë të vegjël që jetojnë në zorrët e disa kafshëve. Kafshët mund të infektohen me këta parazitë ndërsa kullosin në livadhe apo pinë ujë të kontaminuar.
Ngrënia e mishit të pa gatuar mirë nga kafshët e infektuar është shkaku kryesor i zhvillimit të infeksionit të krimbave të zorrëve tek njerëzit.
Edhe pse ato zakonisht shkaktojnë pak simptoma dhe mund të trajtohen lehtësisht, ka raste kur mund të shkaktojnë edhe probleme serioze, kërcënuese për jetën.
Prandaj është e rëndësishme të dini simptomat e kësaj sëmundje dhe si të mbroni veten dhe familjen.
Shkaqet e krimbave të zorrës
6 lloje krimbash mund të infektojnë njeriun. Ata zakonisht identifikohen sipas kafshës nga të cilat përhapen, për shembull, Taenia saginata nga mishi i lopës, Taenia solium nga mishi i derrit dhe Diphyllobothrium latum nga peshku.
Krimbat e zorrëve kanë një cikël jetese me 3 faza: vezë, larvë dhe në fazën ku krimbat mund të prodhojnë më shumë vezë.
Duke qenë se larvat mund të hyjnë në muskujt e të infektuarve, mund të prekeni nga ky infeksion kur hani mish të pa gatuar nga një kafshë e infektuar.
Ndodh që të infektoheni nga këto krimba edhe kur ushqimi përgatitet nga një njeri i infektuar më parë. Duke qenë se vezët e krimbave kalojnë nëpërmjet jashtëqitjes, një person që nuk i lan mirë duart dhe më pas përgatit ushqimin, mund ta kontaminojë këtë të fundit.
Simptomat e krimbave të zorrës
Krimbat e zorrëve mund të shkaktojnë simptoma si:
Të përziera
Dobësi
Diarre
Dhimbje barku
Mungesë oreksi
Lodhje
Rënie në peshë
Mungesë vitaminash dhe mineralesh
Ka raste kur ato nuk shkaktojnë asnjë simptomë. Shenja e vetme mund të jenë disa shirit të vegjël në jashtëqitje. Në raste edhe më të rralla, krimbat e zorrëve mund të shkaktojnë ndërlikime edhe më të rënda, si bllokim të zorrës.
Nëse larva kalon zorrën, mund të shkojë në pjesë të tjera të trupit dhe shkaktojë dëmtime të mëlçisë, syve, zemrës dhe trurit. Këto infeksione mund të rrezikojnë jetën.
Trajtimi
Nëse dyshoni se keni krimba të zorrëve, duhet të vizitoheni tek një mjek. Ai mund t’ju kërkojë të bëni një analizë të jashtëqitjes për të identifikuar llojin e krimbit. Në raste më të rralla, mjeku mund të përdor teste imazherike, si MRI apo CT për të kontrolluar për dëmtime jashtë traktit digjestiv.
Lloji dhe kohëzgjatja e trajtimit varet nga lloji i krimbit që keni. Krimbat zorrëve zakonisht trajtohen me anë të një ilaçi që merret nga goja. Ilaçi më i përdorur në këtë rast është praziquantel (Biltricide).
Parandaloni infektimin me këto krimba
Mund të ulni rrezikun e infektimit me krimbat e zorrëve duke i larë mirë duart para dhe pasi të përdorni tualetin, dhe duke ndjekur këto këshilla për sigurinë e ushqimit:
Shmangni mishin dhe peshkun e pa gatuar
E gatuani mirë mishin në temperatura të larta.
I lani duart me sapun para se të përgatisni ushqime ose të hani./shijejete.com