ShowBizzz

Videoja virale: Fansi i ofron lekë Yll Limanit gjatë koncertit, reagimi i tij bën xhiron e rrjetit

Situatat e sikletshme në koncerte nuk kanë të sosur.

Një e tillë i ka ndodhur së fundmi edhe Yll Limanit. Këngëtari ka qenë duke performuar në skenë, kur papritur dikush që ndodhej afër tij i ka drejtuar lekë këngëtarit.

Një gjest që bëhet shpesh në shenjë respekti dhe vlerësimi nga fansat për artistët e tyre.

Por, Ylli ka refuzuar kategorikisht. Siç shihet edhe në reagimin e tij, këngëtari është shumë i prerë me ‘Jo-në’.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale dhe ka shkaktuar reagime të shumta positive. Nuk ka munguar një reagim funny as nga Ylli. Ai ka ndarë videon në Instastory, duke shkruar: “Ma shikoni fytyrën. Gjoja: “Jo, jo nuk ka nevojë. Mos më ngushto se nuk i marr”.

ImageYll Limani