ShowBizzz

Enca bën publike lidhjen, këngëtarja zbulon për herë të parë partnerin!

Muajt e fundit kanë qarkulluar lajme në mediat rozë për historinë e mundshme të dashurisë mes Encës dhe Mickey Neblett, terapist masazhesh dhe personazh i njohur në rrjetet sociae.

Megjithatë vetëm së fundmi këngëtarja dhe partneri i saj e kanë bërë lidhjen publike dhe kanë konfirmuar gjithcka.

Ata shihen bashkë, pa u fshehur, në një video që Mickey ka postuar në Intagram, teksa çifti shihen bashkë në një udhëtim me varkë, ku i shprehin dashurinë njëri-tjetrit, madje dhe duke u puthur.

Ndërkohë edhe këngëtarja ja ka kthyer dashurinë mbrapsht partnerit, me një koment, ku shkruan në shqip “shumë shumë” (dashuri) dhe duken shumë shumë të lumtur me njëri-tjetrin.