ShowBizzz

Upss! Në “shtëpinë” e Mozzik, Adeyemi bën veprimin e papritur ndaj reperit!

Tashmë mund të themi të bindur se “lufta” mes reperit Mozzik dhe futbollistit Adeyemi, sapo ka filluar.

Karim Adeyemi ka nisur një lidhje me Loredanën, të cilën e bënë publike pak ditë më parë.

Megjithatë, reagimin e parë, ish partneri i këngëtares, Mozzik e bëri ditën e sotme.

Ai postoi një foto në Instagram ku shihej i veshur me bluzën e ekipit gjerman Bayern Munich, si për të treguar kështu se është tashmë kundërshtari numër një i Adeyemit, kjo pasi ky i fundit luan me ekipin e Dortmundit, të dy ekipe gjermane por që njihen për rivalitetin që kanë.

Mirëpo ky postim nuk kishte kurrësesi ti shpëtonte Adeyemit. Madje jo vetëm kaq, por pikërisht në këtë postim të Mozzik, ai ka pëlqyer një koment të një ndjekësi i cili kishte postuar pikërisht foton e Adeyemit, veshur me bluzën e ekipit të Dortmundit.