Ylli i muzikës botërore, Shakira po shton zërat e thashethemeve të fundit se ajo është një një lidhjen me pilotin e F1, Lews Hammilton. Këngëtarja u pa në Silverstone më 9 korrik duke parë Hammilton i cili u rendit i treti në Çmimin e Madh të Britanisë.
Ajo postoi një album fotosh në Instagram nga Silverstone, kjo është hera e tretë që Shakira merr pjesë në garat e Formula 1 këtë sezon.
View this post on Instagram
Në maj, këngëtarja 46-vjeçare u pa në një varkë në Miami me pilotin 38-vjeçar dhe gjatë fundjavës, të dy u ribashkuan në Barcelonë , sipas People.
Dyshja darkoi me miqtë për të festuar vendin e dytë të Hamiltonit më herët gjatë ditës. Shoku i tyre Mustafa Poeti postoi një foto të grupit në Instagram Story, ku shfaqet Hamilton me krahun e tij të mbështjellë rreth belit të Shakirës.
Që nga lajmi i saj për ndarjen me ish-yllin e Barcelonës, Gerad Pique vitin e kaluar, kishte zëra se Shakira ishte në një lidhje me aktorin e fashmën Tom Cruise, pasi ata u panë duke u shoqëruar në Çmimin e Madh të Miami. Megjithatë, një burim i hodhi poshtë thashethemet.