ShowBizzz

Don Xhon dhe Ariana Lirey përfundimisht të ndarë, modelja ruse flet për reperin dhe raportin e tyre momental

Don Xhoni dhe historia e tij me Ariana Lirey janë nga më të bujshmet e showbizit shqiptar.

Reperi dhe modeja ruse patën një romancë, e cila nisi përmes rrjeteve sociale për t’u shndërruar në diçka serioze.

Dyshja pasi u takuan në Turqi dhe kaluan disa ditë bashkë lajmëruan ndarjen, por papritur u shfaqën sërish bashkë, madje ajo u bë protagoniste në videoklipin e ri të Don Xhon.

U aludua për ribashkim, por Ariana së fundmi përmes një bisede me ndjekësit i ka vënë ‘kapakun’ kësaj pune.

“A je në lidhje me Don Xhonin?”, ka qenë pyetja që iu bë disa herë modeles gjatë një pyetësori në Instagram.

Pyetja më e zakonshme… Ne kemi bërë një rrugë të gjatë së bashku, dhe tani jemi të lumtur të ndarë, le të themi. Ne nuk jemi të martuar, nuk jemi bashkë. Të gjithë njerëzit kanë jetën e tyre.”- u përgjigj ajo.