Është e mahnitshme se çfarë mund të arrihet pothuajse pa lek në 24 orë.
Sipas të dhënave të The World of Statistics, Pakistani është shpallur vendi më i lirë për të jetuar.
Për të kontrolluar nëse është vërtet kështu, Josh Larkin nga kanali YouTube “The Burnt Chip” udhëtoi në qytetin më të madh të Pakistanit, në portin kryesor detar dhe qendrën financiare – Karachi.
Në Karachi, ai shkëmbeu një paund britanik, ose rreth 1.2 euro, për 400 rupi pakistaneze dhe u përpoq të zbulonte se çfarë mund të blinte me ato para brenda një dite.
Ai i regjistroi eksperiencat e tij me një aparat fotografik dhe videon e postoi në YouTube, ku deri më tani është parë nga më shumë se 2.6 milionë njerëz.
Në fillim të ditës, Larkin u freskua me pijen tradicionale pakistaneze doodtha, e cila bëhet nga qumështi, sheqeri, akulli dhe pijet e gazuara, për vetëm 30 rupi.
Për drekë ai hëngri biryani, një pjatë pikante e bërë me oriz, patate dhe pulë, dhe piu një Pepsi për vetëm rreth 30 cent, dhe për darkë ai shijoi hell me ushqim deti për të cilin shpenzoi po aq shumë.
Në Karachi, ai provoi të hipte në deve, voziti me tuk-tuk dhe pa një kërcim gjarpërinjsh helmues nën tingujt e flautave. Ai pagoi vetëm tre cent për biletën e autobusit.
Gjatë shëtitjes në Karachi, ai zbuloi se qiraja e një apartamenti në atë qytet është rreth 60 euro në muaj, që është të paktën pesë deri në dhjetë herë më lirë se në shumicën e qyteteve evropiane.
Çfarë pa, përjetoi dhe provoi Josh Larkin në Karachi për pak më shumë se një euro në vendin më të lirë për të jetuar, shikoni në VIDEO.