Shëndetësi

Adrian Kalivaçi i drejtohet Julian Dedes: Bukëshkalë, pse gënjen. Zef Deda u dergua dhe u kurua falas ne ato vite ne Austri

Aktori Julian Deda, djali i aktorit të. njohur Zef Deda, ka dhënë një intervistë, të shpërndarë në rrjete sociale ku flet për një histori të babait të tij, në diktaturë.

Sipas Julianit, babai u trajtua keq sepse ishte kundër komunizmit, madje e mbyllën në psikiatri, dhe nuk e kuruan për problemin e tij real, që e kishte në këmbë dhe jo në kokë.

Por ky version i historisë është kundështuar nga të tjerë që kanë dëshmuar se e kanë jetuar atë periudhë dhe e njohin rastin.

Një prej tyre, Adrian Kalivaçi shkruan:

“E verteta eshte se Zef Deda u dergua dhe u kurua falas ne ato vite ne Viene te Austrise, ne nje nga spitalet me te mira e me te kushtueshme.

Te gjitha shpenzimet, trasporti ajror, shtrimi ne spital, vizitat e mjekëve, analiza, diagnozat, terapitë, të gjitha te paguara nga shteti “diktatorial” shqiptar.

Sot nje gje e tille per njerez te popullit te thjeshte eshte e paimagjinueshme.

Me kujtohet mire nje telefonate e tij emocionuese e regjistruar nga spitali ku ishte i shtruar dhe trasmetuar në sallen e Teatrit dhe Estrades se Shkodres te mbushur plot me spektatore, ku veç të tjerash tha:

“Mirembrema, jam Zefi, Zefi juj. Nga Vjena, nga spitali po ju pershned e jam mire. Falemnderit Partise, falemnderit shokut Ramiz Alia per kujdesin e madh per mue e shenetin tem. Mezi prez me u kthye mes jush…” Etj.

Prandaj boll shpife o djali i të “persekutuarit” se askush nuk te beson. Njerëzit bukeshkalë e turperojne vendin qe i mban, Shkodren dhe Shqiperine e tërë”./vjosa.net