ShowBizzz

VIDEO/ Xhensila Myrtezaj në pritje të ëmbël, konfirmojnë lajmin e bukur në 5-vjetorin e Ajkës

Prej kohësh lart e poshtë po flitet se këngëtarja Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku do të bëhen prindër për herë të dytë. Por, u desh ditëlindja e vogëlushes së tyre, Ajkës, që çifti të pranonin për publikun lajmin e bukur.

Përmes një video të mbushur plot dashuri, Xhensila dhe Besi, së bashku me të voglën e tyre që sot mbush 5 vjeç, kanë konfirmuar pritjen e ëmbël.

Në pamjet e publikuara familja Kallaku shihen teksa vrapojnë të lumtur në bregdet dhe në një pjesë të videos, Ajka dhe Besi puthin barkun e Xhensilës.

Ndërkohë, këngëtarja krah videos përveç fjalëve të shpirtit për vajzën e saj, ka vendosur dhe numrin (4).

“Masa e gjithçkaje je o Ajka jone. 5 vite Drite qiellore ne syte tane…

#ajkaqumeshtorja @bes_kallaku ❤️🙏4🙏”, shkruan Xhensila.

© Video nga Instagrami Publik i Xhensila Myrteza