LifeStyle

Deri në 2050 më shumë se një miliard njerëz me diabet

Deri 1,3 miliardë diabetikë do të shkojë numri deri në vitin 2050, sipas studimit të botuar në ”Lancet”.  Kjo do të thotë se në mbarë botën, numri i njerëzve me diabet, sëmundje kronike që zhvillohet kur niveli i sheqerit në gjak është shumë i lartë,  do të dyfishohet gjatë tre dekadave të ardhshme.

Studiuesit zbuluan se 529 milionë persona kishin diabet në vitin 2021 dhe rritja e numrit të diabetit do të rriste prevalencën e sëmundjes nga 6,0 për qind e popullsisë së botës në gati 10 për qind deri në vitin 2050.

Gjetjet e studimit bazohen në analizën e të dhënave nga më shumë se 27 000 burime në 204 vende dhe territore.

Sipas të dhënave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, më shumë se 37 milionë persona në SHBA kanë diabet.

Studiuesit zbuluan se rreth 96 për qind e njerëzve në mbarë botën që kishin diabet në 2021 kishin tip 2, duke vënë në dukje se prevalenca në rritje e diabetit të tipit 2 në mbarë botën është ”kryesisht për shkak të rritjes së obezitetit”.

Për ekspertët e shendetit, përhapja e vazhdueshme globale e diabetit paraqet një sfidë të madhe të shëndetit publik për politikëbërësit.