ShowBizzz

Një yll tjetër po lind në familjen “Gjoni”

Duket se shpirti artistik dhe talenti janë dicka që po trashëgohen brez pas brezi në familjen Gjoni. Të gjithë ju i njohni bukuroshet Inisi dhe Ingrit Gjoni, apo mbesën e tyre, aktoren Anna Lika. Një tjetër yll “doli në sipërfaqe”!

Coco Antonel, vogëlushja e Inisit duket se po ndjek hapat e mamit. Ajo ishte e ftuar në “Miss Shqipëria 2023” ku performoi këngën e saj, të shoqëruar edhe me një trup balerinash. Për këngën e saj të parë ishin kujdesur 2 emra të njohur si Rozana Radi dhe Kledi Bahiti.

Teksa ka ndarë këtë moment emocionues në Instagramin e saj, Inisi ka shprehur të gjithë krenarinë dhe lumturinë kur sheh të voglën e saj në atë skenë.