ShowBizzz

Ish-banoret e Big Brother VIP Albania bëhen bashkë

Kanë kaluar disa muaj që nga përfundimi i spektaklit të famshëm, Big Brother VIP Albania 2.

Përkundër kësaj, duket se disa nga ish-konkurrentët e këtij formati po vazhdojnë te kenë akoma raporte të mira me njëri-tjetrin.

Së fundmi Nita Latifi ka pritur në Prishtinë Keisi Medinin dhe Antoneta Kocin, me të cilat po ashtu ka kaluar një kohë të mirë brenda shtëpisë.

“Kur yjet bëhen bashkë”, ka qenë përshkrimi që Medini ia ka vënë postimit të shpërndarë në InstaStory.