ShowBizzz

Këngëtari “në telashe” me fqinjët, atyre nuk u pëlqen aspak që ai pret pemët në rezidencë

Këngëtari Robbie Williams është përfshirë në një mosmarrëveshje  me fqinjët e tij. Kjo ka të bëjë me dëshirën për të prerë pemë në rezidencën e tij në Londër prej 17 milionë paund, por jo të gjithë janë të kënaqur me qëllimet e tij.

Sipas tij, pema e lartë në kopshtin para vilës shkakton shqetësim dhe është e rrezikshme. Ai ka thënë se ka frikë se një ditë pema mund të bjerë mbi dikë. Megjithatë, planet e tij kanë hasur në kundërshtime nga fqinjët, të cilët nuk mendojnë si ai.

“Përshëndetje, dëshiroj të shpreh kundërshtime shumë të forta për këtë aplikim. Zoti Ëilliams ka marrë tashmë leje për të prerë disa pemë në pronën e tij dhe tani duket se një pemë tjetër ka të ngjarë të bjerë viktimë e dëshirave të tij.

Sa më shumë ka ndërmend të eliminojë nga prona e tij? Pemët janë miqtë tanë, jo armiqtë tanë. Ne duhet t’i duam ata dhe të shmangim goditjen e tyre me sëpatë.”, thuhet  në letërn e fqinjit, drejtuar këshillit vendor.