Kuriozitete

Humbi njërin sy nga sulmi me thikë, Salman Rushdie: Tani shoh ëndrra të çmendura

Shkrimtari, Salman Rushdie thotë se nuk është krejtësisht mirë gati një vit pasi u godit me thikë teksa përgatitej të mbante një leksion në New York.

“Kam një terapist shumë të mirë që ka shumë punë për të bërë”, tha romancieri, teksa shtoi: Unë kam ëndrra të çmendura.

Gjatë intervistës për BBC News, Salman tha se akoma nuk e kishte vendosur nëse do të përballej apo jo me sulmuesin e tij në gjykatë.

“Tek unë është një pjesë që dëshiron të shkojë dhe të qëndrojë në seancë, por dhe dhe një tjetër që thjesht nuk mund të shqetësohet më për atë ngjarje”, u shpreh ai.