
E teksa tensionet vazhdojnë në Kuvendin e Kosovës, aktorja dhe deputetja e Vetvendosjes, Adriana Matoshi, është përpjekur që të shtensionojë këtë situatë.
Si duket Matoshi i ka marrë me sportivitet tensionet e krijuara në Kuvend dhe këtë e ka treguar dhe me veprimin e fundit.
Teksa deputetët e opozitës po debatonin dhe përlesheshin me ata të mazhorancës, Matoshi ka dalë para tyre me një pankartë në duar, që shkruan: Raundi i dytë.
Me këtë pankartë deputetja ka ironizuar tensionet e shkaktuara nga opozita ditën e sotme, ku paradite kryeministri Albin Kurti teksa ishte duke mbajtur fjalën e tij u qëllua me grusht nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Edhe më herët, në fillim të seancës pas shkëputjes prej dy orësh, deputetët filluan të debatojnë duke agravuar deri në përdorimin e dhunës.
