Horoskopi

Këto janë 3 shenjat e horoskopit që do të dashurohen marrëzisht këtë korrik, po me të tjerat ç’do të ndodhë?

DASHI: Korriku është një muaj intrigues, disa ditë mund të jenë vërtet të rëndësishme për t’u martuar, ose për të bashkëjetuar, për të pasur një takim a thjesht për të treguar më shumë pasion. Datat më të rëndësishme janë, e premte 14, e martë 18, e mërkurë 19. Edhe java e fundit e muajit është interesante. Duhet të përcaktoni qëndrimin tuaj. Nëse keni dy lidhje paralele, nuk është më e mundur t’i vazhdoni të dyja dhe duhet të bëni një zgjedhje. Vendimet që merren në korrik janë të dobishme. Për ata që nuk kanë dashuri, do të jetë më mirë të fillojnë të hapin sytë, sepse me këto yje do të jetë shumë e vështirë të mos marrin apo të japin diçka më shumë.

DEMI: Ata që kanë mbyllur kohët e fundit një histori ose edhe ata që kanë nisur një lidhje të re, për shkak të një të kaluare të vështirë, nuk e japin veten kollaj. Duhet të keni kujdes edhe nga dashuritë e paqarta, që shfaqen si një pasion i madh, por rezultojnë një flluskë sapuni. Edhe çiftet e dashuruar që kanë planifikuar diçka të rëndësishme në muajt e mëparshëm, do të përballen me disa pengesa në jetën e përditshme, që nga problemet ekonomike e deri te vështirësitë me të afërmit. Duhet pak vëmendje. Nëse prishet një lidhje këtë verë, do të thotë se kishte mbaruar me kohë, por askush nuk kishte guximin ta thoshte. Këto vendime, edhe nëse janë të vonuara, mund të sjellin një lloj çlirimi të brendshëm të rëndësishëm.

BINJAKËT: Nëse një histori është e lodhshme, nëse nuk ka më imagjinatë, dhjetë ditët e fundit të muajit mund të jenë të vështira. Një këshillë për ata që kanë vite në një lidhje dhe mund të tundohen të tradhtojnë: qetësohuni! Ndoshta mendoni se partneri është distancuar, ose nëse jeni beqarë, mendoni se marrëdhënia juaja aktuale nuk është aq e shkëlqyer. Është thjesht stres, vetëm kaq. Vendimet e nxituara mund të rezultojnë të gabuara.

GAFORRJA: Këto ditë do të keni ndjesinë se keni kapërcyer disa shqetësime të së shkuarës. Edhe ndjenjat mund të bëjnë një hap të madh përpara. Kjo është një verë e bukur jo vetëm për ata që janë në çift prej disa kohësh, por edhe për beqarët që mund të njihen me njerëz intrigues. Mos kërkoni përsosmëri, mos i jepni hapësirë ​​melankolisë që është pjesë e jetës tuaj herë pas here, sepse mund të përjetoni momente xhelozie të pakuptimtë, a momente shqetësimi dhe vetmie të madhe. Do të kapërceni shumë paqartësi. Sekreti për çiftet që kanë rënë në monotoni është seksi, pse jo, edhe të planifikoni një fëmijë. Takimet e reja janë padyshim shumë interesante.

LUANI: Afërdita do të jetë ende në shenjën tuaj për shumë javë, prandaj ndjenjat janë sërish protagoniste. Shumica e të lindurve në shenjën e Luanit nuk duan më të përjetojnë dashuri të pakuptimtë, veçanërisht nëse mendoni se keni humbur kohë me një person që nuk meriton më vëmendje, dëshira për të ndryshuar është shumë e madhe. Takimet e muajit korrik janë shumë intriguese, mjafton të gjeni kohën për të dashuruar. Rikthehet edhe dëshira për njohje të reja. Sensualiteti është i fortë. Periudha nga data 11 deri në 28 është e bukur, kur do të jetë edhe Mërkuri në shenjën tuaj. Për çiftet ka shumë përgjegjësi, gjithçka kërkon mund, por me pak vullnet mund të përballeni me problemet e momentit.

VIRGJËRESHA: Është padyshim një qiell i favorshëm për dashurinë. Nuk mund të riktheni lidhjet e humbura prej kohësh, por pasioni do të kthehet patjetër. Marsi dhe Jupiteri ndikojnë në mënyrë të shkëlqyer. Duhet të përfitoni nga kjo periudhë për të bërë diçka në çift. Çiftet që u ndanë në fillim të vitit, duhet të rifitojnë qetësinë. Ditët e fundit të muajit do të jenë më të mirat. Nëse keni dy lidhje, është e mundur të bëni një zgjedhje përfundimtare.

PESHORJA: Do të ketë një moment fuqizimi pas dhjetëditëshit të parë të korrikut. Ata që mund të zgjerojnë rrethin e tyre të njohjeve ose janë në kërkim të një dashurie të re, mund të gjejnë diçka joshëse nga data 11 deri në datën 28. Çiftet që u kanë rezistuar sfidave, do të gjejnë sërish pasionin edhe pas shumë kohësh. Edhe ata që janë ndarë mund të mendojnë të lidhen përsëri, ose të falin. Lidhjet që po nisin tani janë pak të krisura, por shumë sensuale dhe me njerëz të veçantë. Bota juaj e brendshme është ajo që duhet të eksploroni më së shumti, për shkak të emocioneve të bukura që sjell muaji, por edhe të përvojave të muajve të fundit. Dominon dëshira për të përjetuar një ndjenjë të sigurt. Edhe nëse i keni dhënë fund një historie të vështirë që ju ka shkaktuar vuajtje, tani nuk keni më pse të tërhiqeni në vetmi, pasi fati do t’ju ndihmojë nëse i zgjatni dorën.

AKREPI: Në këtë periudhë janë më të rrezikuara lidhjet që kanë pasur probleme në të kaluarën. Ata që rikuperohen nga një ndarje vështirë, s’duhet të tërhiqen në vetvete. Duhet të kuptoni arsyen e vërtetë të pakënaqësisë suaj. Beqarët duhet të bëjnë pushime në korrik, merruni me veten dhe nëse nuk zgjidhni, zbuloni arsyen e humorit tuaj të keq. Duhet të reflektoni për zgjedhjet e bëra deri më sot.

SHIGJETARI: Ndikimi i Saturnit mund të ketë pasoja të rëndësishme në zgjidhjen e marrëdhënieve që nuk ecin mirë prej disa kohësh.Për shembull, partnerët që kanë vite në krizë ose nëse ka nevojë për të ndarë aksionet. Dhjetë ditët e para janë më të favorshme. Yjet janë dashamirëse për ata që kanë një lidhje të rëndësishme. Në fillim të muajit është më e lehtë të zgjidhni një problem që lidhet me shtëpinë dhe që ju shqetëson prej më shumë se një viti. Data 9 është interesante për njohje të reja. Mund të lindin vështirësi në pjesën e dytë të muajit, por vetëm nëse keni dy lidhje paralele dhe duhet të bëni një zgjedhje. Ata që janë martuar kohët e fundit ose që jetojnë bashkë, mund të ndiejnë peshën e përgjegjësive.

BRICJAPI: Ata që kanë një histori të bukur dashurie, ky është muaji i shkëlqyer për martesë ose bashkëjetesë, por edhe për të harruar një të kaluar të hidhur. Për shembull, një dashuri e largët, e cila nuk ka pse ekziston më, nuk do të jetë më objekt i mendimeve negative. Ndikimi pozitiv i Marsit që nga data 10, shënon rikthimin e sensualitetit, pasi do t’ju afrohen mundësi dhe takime shumë pasionante. Ka shumë të ngjarë që dy fundjavat e fundit të korrikut të sjellin emocione dhe takime të veçanta për të mos t’u nënvlerësuar. Do të zemëroheni vetëm me dikë që ju humbi kohën ose që ju mashtroi, por është më mirë të harroni të kaluarën. Ata që fillojnë një aventurë të re sentimentale e kanë të pashmangshme një periudhë fillestare të mundimshme.

UJORI: Në dashuri ekziston një dëshirë për risi, për të përjetuar emocione të reja që mund të jenë të papërmbajtshme. Marrëdhëniet që funksionojnë më mirë në këtë periudhë janë ato të rastësishme, në të cilat nuk ka angazhime, por vetëm dëshirë për argëtim. Lidhjet që kanë lindur tani mund të jenë imagjinare, të largëta. Nuk do të shpëtojnë marrëdhëniet që janë në krizë prej disa kohësh, ndaj duhet bërë një vlerësim në varësi të rasteve. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm për të shmangur ndarjen. Çështjet ligjore dhe mosmarrëveshjet mes ish-in duhen mbajtur nën kontroll.

PESHQIT: Yjet qartazi nuk bëjnë mrekulli dhe duhet të përvishni gjithmonë mëngët, duke u përgatitur si duhet. Shpresojmë që qielli i korrikut të sjellë emocione pozitive, sidomos për ata që kanë qenë vetëm për disa kohë. Më mirë të bëni një analizë të kujdesshme të asaj që dëshironi, sepse vetëm kështu mund të njihni dikë. Vera sjell dashuri dhe ata që kanë pasur një lidhje jashtëmartesore duken të gatshëm për t’u sqaruar dhe të etur për të mos jetuar më në paqartësi. Favorizohet lindja e ndjenjave serioze, pasi nuk ka hezitime të mëdha. Historitë që lindin në këtë periudhë janë të bukura. Ata që duan të martohen, ose të bashkëjetojnë do të kenë të reja në muajt në vijim. Një njohje e fundit mund të kthehet në diçka më serioze.