ShowBizzz

Kejvina Kthella në “qytetin e dashurisë”, kush po e shoqëron modelen?

Ish-banorja e Big Brother Kejvina Kthella është “rikthyer” në rrjet sociale. Ajo ka postuar disa foto, ku shfaqet në Paris, i njohur ndryshe si “qyteti i dashurisë”.

Gjatë vizitës në këtë qytet bukuroshja shoqërohet nga mikeshat e saj.  Modelja ka postuar disa foto  në Instagram, ku shfaqet me nje fustan të zi, të ngushtë ku duket tejet seksi. Në këto foto, sigurisht nuk mungojnë pëlqimet dhe komentet e shumta.

“Në Paris me cucat”, ka shkruar ajo në fotot e publikuara në Instagram.

Foto të marra nga Instagrami i Kejvina Kthellës: