Ndarja e Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit ishte padyshim ndër lajmet që befasoi publikun shqiptar.
Çifti, që ishte ndër më të dashurat në vitet ‘90 i dhanë fund martesës, pas disa vitesh në SHBA. Por teksa divorci shkëputi marrëdhënien mes tyre, fëmijët vijonin të kalonin kohën në SHBA, por pa i humbur lidhjet e forta edhe me Shpëtimin, i cili është rikthyer në Shqipëri.
Shpesh në rrjetet sociale kemi parë Mirën dhe vajzën e saj, Erën. Të dyja janë shumë të afërta, teksa shijojnë kohën së bashku. Por nuk mund të themi të njëjtën gjë për marrëdhënien që ajo ka me babain e saj.
Era Saraçi e ka hequr babain e saj nga “Instagram”-i e sakaq as kompozitori nuk e ndjek më të bijën. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes tyre, por fakt është se marrëdhënia është ftohur dhe ky tregues në rrjetet sociale e tregon më së miri këtë fakt.
Në kohën që u përfol ndarja e Mirës dhe Shpëtimit, Era ishte e para që reagoi publikisht. Ajo ka rrëfyer gjatë një interviste se në shtëpinë e tyre nuk kishte asnjë konflikt dhe se festat do t’i gjenin të bashkuar.
Sa u përket planeve familjare për fundvit, Era tha se po planifikojnë që të mblidhet e gjithë familja bashkë. Por tashmë duket se një skenar i tillë nuk do të ndodhë, pasi Era ka shkëputur kështu marrëdhënien me babain e saj.