Temperatura përvëluese po ndjehen më shumë se kurrë në Shqipëri. Për këtë të shtunë, Berati dhe Elbasani kanë shënuar temperaturat më ekstreme.
Piku u arrit në Berat me 40.4 gradë Celsius dhe në Elbasan me 40.2 gradë Celsius.
Moti i nxehtë që ka mbërthyer territorin prej të martës e pati pikun ditën e premte. Në Kuçovë u regjistrua edhe temperatura më e lartë me 41.4 gradë Celsius, pasuar nga Berati dhe Elbasani.