ShowBizzz

Natalie Portman i fal tradhtinë bashkëshortit, por vetëm me një kusht

Natalie Portman i ka falur tradhtinë bashkëshortit të saj, koreografit francez Benjamin Millepied. Por fituesja e Oskarit ka treguar se nuk do të hiqte dorë kaq lehtë nga martesa. Megjithatë, edhe pse ata do të vazhdojnë të jenë një familje, duket se francezi do t’i duhet të plotësojë një sërë kushtesh nëse dëshiron të mbetet bashkëshorti i saj.

Natyrisht që do të ketë kushte dhe me sa duket, kështu që nëse ai gabon përsëri, do të ketë divorc.

Media Voici raportoi se koreografi tradhtoi aktoren me një influencuere të njohur franceze, identiteti i së cilës nuk dihet.

Ata e nisën lidhjen e tyre gjatë xhirimeve të ‘Black Swan’, në vitin 2009. Të dy ranë në dashuri dhe vetëm tre vjet më vonë u martuan. Së bashku ata kanë dy fëmijë, Aleph, 11 vjeç dhe Amalia, 6-vjeçe. Dhe fëmijët duket se janë pika më e fortë e bashkimit duke ruajtur martesën e çiftit.