![](https://i0.wp.com/portalifiks.com/wp-content/uploads/2023/07/cfare-i-ndodhi-elvis-pupes-aktori-ngre-alarmin-me-postimin-e-fundit-lajmeroni-emergjencat_64b3dcd680044.png?resize=850%2C446&ssl=1)
Aktori i dashur për publikun, Elvis Pupa, është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit e tij postime të ndryshme, përfshirë edhe ato nga përditshmëria.
Së fundmi, ish-banori i “Big Brother VIP 2” ka zbuluar se është duke vizituar Thethin. Në “Instagram”, Pupa ka publikuar disa foto e video nga aty, por gjithë vëmendjen e ka marrë një postim në “Instastory”.
Aktori ka publikuar një foto të tij, ku tregon se ka vendosur që të ngjisë majën e malit që ndodhet pas tij.
Madje me humor ai ‘ngre alarmin’ dhe shkruan se nëse nuk poston për 3 ditë, lajmëroni emergjencat.
“Po provoj me e ngjit sot këtë majën e malit. Po nuk postova për nja 3 ditë, lajmëroni emergjencat civile”, ka shkruar Elvis Pupa në foton e tij.
Elvis Pupa