Lajme

Narta në protestë për ujë!

Në këtë stinë të nxehtë korriku, fshati Nartë ka një javë pa ujë të pijshëm.
Banorët e Nartës sot janë në protestë para bashkisë. E vetmja kërkesë e tyre është furnizimi i fshatit me ujë për të plotësuar nevojat e tyre.

I bëjmë thirrje kryetarit të bashkisë Vlorë dhe institucioneve në vartësi të tij, që të marrin masa urgjente për furnizimin me ujë të fshatit Nartë.

Narta është në të drejtën e saj legjitime.