Lajme

I doli video krah djalit misterioz, “shpërthen” Egli Tako: Uroj që dhe babain t’ja u bëjnë partner

Pas publikimit të videos ku shihej nën shoqërinë e një djali, Egli Tako ka reaguar e revoltuar. Në videom e siguruar nga “Iconstyle”  ajo shihej krah një fjali misterioz dhe sipas burimeve ata kanë qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit.

Megjithatë përmes një postimi Egli hedh poshtë këto aludime se është në një lidhje të re, teksa shprehet e revoltuar që shokun ia kanë bërë partner.

“Po si dreqin jeni kaq të pangopur. Kaq të pacipë dhe të këqinj. Sa e ndaluar qenka të kesh shokë? Sa e ndaluar qenka të kesh në rreth shoqëror një shok të ngushtë? Në atë video mund të ishte kunati im, mund të ishte shoku im i ngushtë që nga 9-vjeçarja, mund të ishte djali i tezes sime apo çdo mashkull tjetër që më do qejfi të mbaj në rrethin tim shoqëror dhe ndihem mirë që i kam pranë!

Ju ku i keni faktet që vendosni tituj kaq të ulët? Sepse nuk e keni bërë vetëm me mua, por edhe me figura të tjera. Apo mjafton të mbushni faqet me lajme! Po se çfarë shkruani? Se ku janë faktet? Se kush i mban ofendimet? Për këtë s’ju intereson! Uroj që çdo mashkull që keni në jetë, që tek babai juaj, t’ja u bëjnë për burrë! Që ta kuptoni sa rëndon. Na lini të lirë të kemi shoqëri, o Shqipëri e qelbur dhe e prapambetur!”, shkruan Egli në “InstaStory” të cilën pas disa minutash e hoqi.

© Foto e marre nga Instagrami i Egli Tako

© Foto e marre nga instagrami i Egli Tako
© Foto e marre nga instagrami i Egli Tako