Ushqim i sigurt, jetë e sigurt
Në mbarë botën, 1 nga 10 njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar? Fëmijët deri në 5 vjeç janë kategoria më e rrezikuar.
Çfarë është ushqimi i kontaminuar?
Ushqimi i kontaminuar përmban substanca dhe baktere të rrezikshme që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore tek njerëzit. Këtu përfshihen mikroorganizmat, pesticidet, mbetjet nga ilaçet të cilat përdoren për kafshët, xham/qelq dhe gurë të vegjël. Fermerët, prodhuesit dhe shpërndarësit e ushqimit duhet të ndihmojnë në sigurimin e ushqimit të pastër dhe të pandotur.
Çfarë mund të ndërmarim ne për kontrollin e ushqimit në shtëpi?
Lani duart me sapun para dhe gjatë përgatitjes së ushqimit
Mbajeni ushqimin në enë të mbyllura në frigorifer, sepse mikrobet mund të shumohen shumë lehtë.
Mos lani mishin e pagatuar dhe shpendët me ujë. Mikrobet, nëse gjenden aty, nuk lahen, përkundrazi, mund të përhapen në sipërfaqet e punës, enët dhe ushqimet e tjera.
Mos hani ushqim që ka rënë në dysheme, sepse edhe prekja më e vogël mund të transferojë mikrobet në ushqim.