ShowBizzz

Pas shtatë vjetësh martesë, Sofia Vergara ndahet nga bashkëshorti Joe Manganiello

Sofía Vergara dhe bashkëshorti Joe Manganiello janë ndarë dhe po divorcohem pas shtatë vjetësh martesë.

Çifti thanë një deklaratë për mediat ndërkombëtare se kanë marrë vendim të shkurorëzohen dhe se kërkojnë respektim të privatësisë së tyre gjatë kësaj periudhe.

“Kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Si dy njerëz që e duam dhe kujdesemi shumë për njëri-tjetrin, ne kërkojmë me mirësjellje respektimin e privatësisë sonë në këtë kohë ndërsa lundrojmë në këtë fazë të re të jetës sonë”, thuhet në deklaratë.

Bukuroshja e “Modern Family” aktualisht po feston ditëlindjen e saj të 51-të në Itali me një numër miqsh – por pa Manganiello apo unazën e saj të martesës.

“Sofía dhe Joe janë duke u ndarë për një kohë tani dhe po largohen nga njëri-tjetri për të menduar për të ardhmen e tyre”, tha një burim më parë.

ifti u pa së bashku për herë të fundit muajin e kaluar në Hoboken, Neë Jersey, teksa Vergara vizitoi Manganiello, 46 ëvjeç, në xhirimet e projektit të tij të ri “Nonnas” me Vince Vaughn.

Vergara, një gjyqtare në spektaklin “America’s Got Talent”, është në Capri me miqtë e saj më të mirë dhe po argëtohet në makisimum, duke postuar një seri fotosh seksi në Instagram.

Por mungesa e Manganiello nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat në Instagram, pasi Vergara më vonë postoi një foto me mesazhin: “Kur jeta të jep limon, vini në Itali për t’i shtrydhur ato”.