ShowBizzz

“Kur bota të sheh, ti thjesht shkatërrohesh”, Rita Ora shpërthen emocionalisht

Rita Ora shpërtheu në lot teksa diskutoi për vështirësitë me të cilat është përballur në kulmin e famës.

Këngëtarja 32 vjeçe, u emocionua teksa shfaqej në podkastin e “Steven Bartlett’s Diary of a CEO”.

Ajo shpjegoi: “Isha në një slitë, duke jetuar ëndrrën time, por atëherë kur zgjohesha do të ishte një lloj qetësie dhe nuk do të ndihesha mirë”.

“Kishte një ndjenjë se duhej të punoja për të provuar veten, unë isha një ëndërrimtare e re naive dhe kjo është pikërisht ajo që duhet të jesh në atë moshë”.

Kur u pyet për dështimet gjatë karrierës së saj, Rita tha: “Disa gjëra nuk e pozicionojnë grafikun sipas dëshirës tënde ose nuk merrnin vendime që mund të mos kenë qenë të drejta. Gabimet ndodhin”.

Duke folur për mënyrën se si e trajton këtë pjesë, Rita shtoi: “Ndihem e thyer, më bën të ndihem sikur gjithçka që kam bërë është gati të zhduket dhe më kthen te frika se mos humbas gjithçka”.