ShowBizzz

Dylan Sprouse dhe Barbara Palvin martohen pas 5 vitesh lidhje

Ish-aktori i Disney, Dylan Sprouse thuhet se u martua me të dashurën e tij prej më shumë se pesë vitesh modelen Barbara Palvin gjatë një dasme në Hungari, sipas gazetës lokale Bors Online, e cila publikoi foto të modeles me një fustan të bardhë nusërie dhe vello më 15 korrik.

Çifti ndau publikisht lajmin e fejesës së tyre në qershor, duke vënë në dukje në një intervistë të përbashkët se fejesa u zhvillua në shtator 2022.

Në fakt, Palvin pranoi se fejesa “më stresoi më shumë se dasma”.

Dua të them, një djalë ka kohë për t’u përgatitur për një propozim, Dylan e mbajti unazën për shtatë muaj para se të shtronte pyetjen, por për mua, ishte pikërisht atëherë dhe aty,” kujtoi ajo.

Për më tepër, 29-vjeçarja zbuloi se vendndodhja e tyre e dasmës në Hungari ishte e panegociueshme që në fillim.

“Jam e emocionuar të tregoj atë anë të vetes sime dhe të shfaq kulturën time, vendet ku u rrita dhe vendet ku kam qenë”, vazhdoi modelja. “Ndjehem sikur shumë njerëz do të mësojnë edhe më shumë për mua në këtë mënyrë. E di që nuk kishte si të mos martoheshim në Hungari, sepse prindërit do të më kishin vrarë”.

Historia e dashurisë së çiftit daton në vitin 2018 kur çifti nisi të takohej. Në shtator 2018, ata e kishin zyrtarizuar lidhjen e tyre në Instagram dhe në tapetin e kuq në një festë të Javës së Modës në Nju Jork./abcnews.al