ShowBizzz

Gigi Hadid arrestohet për posedim marijuane

Gigi Hadid po përgatitej të largohej nga Ishujt Kajman kur zyrtarët e doganës papritmas kontrolluan gjërat e saj.

Supermodelja 28-vjeçare po udhëtonte me shoqen e saj, Leah Nicole McCarthy, kur zyrtarët e aeroportit “skanuan” bagazhet e tyre dhe gjetën një sasi marijuane. Ngjarja ndodhi të hënën, më 10 korrik, por u raportua më 18 korrik nga agjencia lokale Cayman Marl Road.

Hadid dhe McCarthy u arrestuan me dyshimin për importimin e kanabisit.

Të dyja u dërguan në paraburgim për hetime të mëtejshme, por në fund u liruan me kusht.

Modelet u paraqitën në Gjykatën e Përmbledhjes më 12 korrik dhe u deklaruan fajtore. Të dy u gjobitën me 1000 dollarë dhe iu shmangën dënimit.

” Gigi po udhëtonte me marihuanë që ishte blerë ligjërisht në Nju Jork me licencë mjekësore,” tha një përfaqësues i Hadid për E! News.