ShowBizzz

Ja si reagon Sabiani kur Keisi blen çantë 500 euro

Këngëtari i njohur Sabiani është rikthyer sërish në rrjetin social ‘Tik Tok’, duke postuar video të ndryshme, që marrin menjëherë vëmendjen e fansave. Sot ai ka postuar një video ku tregon se si reagon kur vajza e tij, Keisi Medini, i thotë se ka blerë një çantë të re.

“Ik, ik nga gjyshja. Plehrë, nga ngjave ti racë m*ti”, dëgjohet të thotë në videon, ku në fund Sabiani shfaqet duke qesh.

Krahas videos këngëtari i njohur ka shkruar: “Kur Keisi thotë e bleva këtë çantën lirë fare, 500 euro”.

Kjo nuk është video e parë që Sabiani poston në “TikTok” për Keisin, por që të gjitha kanë qenë me sens humori. Kujtojmë se edhe kur Keisi ishte brenda ‘Big Brother VIP Albania’, ai bënte TikTok që lidheshin me mënyrën sesi vajza e tij reagonte brenda shtëpisë.