Nëse jeni duke menduar rreth asaj se si ta ripërtërini gardërobën tuaj gjatë kësaj vjeshte, mbase ju bien ndërmend gjërat “e mëdha”, si këpucët, xhaketa apo mbase edhe ndonjë çantë…
Por, për një stil të mirë, janë shumë më të rëndësishme veshjet e thjeshta, të cilat shpesh i harrojmë. Ta keni parasysh se shumica e veshjeve të propozuara duhet të jetë në gjendje të përkryer, në mënyrë që të shërbejnë si bazë për kombinime të përditshme. Pra, këtë vjeshtë investoni paratë në mënyrë të mençur dhe siguroni gjërat që ju mungojnë:
Fanella e bardhë e re
Sigurisht se keni fanellë të bardhë, por… posa që ajo fillon ta humbë të bardhën e përkryer, atëherë do të mundë ta vishnit gjatë ushtrimeve, por jo edhe për të shkuar në punë apo në kafe me miq. Për këtë arsye, ia vlen ta blini një fanellë të bardhë cilësore, e cila do t’ju kryejë punë prej gjashtë muajsh deri në një vit, varësisht se sa jeni e kujdesshme me rrobat.
Xhinset e zeza të ngushta
Çizmet deri në gjunjë do të duken më së miri me modelin e xhinseve të ngushta, me ngjyrë të errët. Kushtojini rëndësi përzgjedhjes së xhinseve, në mënyrë që ato të jenë sa më komode. Preferohet ngjyra e errët, në mënyrë që ato të mundë t’i vishni edhe në punë, e edhe për të dalë mbrëmjeve. Edhe pse mund të keni prirje për të përzgjedhur ndonjë nga modelet që janë tani në modë, si ato të gjërat, do të ishte e udhës që të ndani paratë edhe për një palë të thjeshta. Me bluzë të bardhë, mantel klasik apo xhaketë lëkure, do të dukeni e përkryer gjatë kësaj vjeshte.