ShowBizzz

Jennifer Lopez me pamje tërheqëse në daljen e fundit me çantën ‘Birkin’ që kushton mijëra euro

Ylli i “Jenny From the Block”, Jennifer Lopez, ka marrë vëmendje me një tjetër paraqitje.

Artistja, e lindur në Bronx, doli në Los Angeles të martën duke mbajtur një nga çantat e saj të çmuara ‘Hermes’ që përputheshin në mënyrë të përkryer me fustanin e saj të kuq.

Çantat e këtij lloji janë aktualisht të listuara mes 64 mijë euro e 70 mijë euro.

ImageJennifer Lopez

Dhe Lopez, 53 vjeçe, e përfundoi pamjen me aksesorë edhe më luksoz, duke përfshirë një Hermes Collier de Chien, një palë taka Gucci si dhe një palë vathë ‘Jennifer Fisher’.

Superylli u pa duke darkuar në pikën e famshme ‘The Ivy’ para blerjes së mobilieve në Beverly Hills.

ImageJennifer Lopez

Lopez është pronarja e çantave të shumta Birkin dhe rrallëherë shihet pa një të tillë në dorë, pavarësisht nëse është duke shkuar në palestër apo duke pushuar jashtë vendit.

Koleksioni i saj përfshin krokodilin ultra-ekskluziv Himalayan Birkin, i njohur si çanta e dorës më e shtrenjtë në botë.

ImageJennifer Lopez

Aktorja e “Hustlers” së fundmi festoi përvjetorin e parë të martesës me partnerin e saj, aktorin Ben Affleck.

Ata rindezën romancën e tyre pas 18 vitesh, meqë ishin të fejuar në fillim të viteve 2000.